Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Filmi “Blonde”, propagandë kundër abortit?

Gazeta10
04 October 2022 - 16:40

Filmi biografik i Andrew Dominik për Marilyn Monroe, “Blonde”, është pasuar nga kritika të ashpra që e konsiderojnë “shfrytëzues”, “antifeminist” dhe “mizogjinist”, pas premierës në Festivalin e Filmit në Venecia dhe debutimit në Netflix më 28 shtator.

Planned Parenthood – organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime të kujdesit riprodhues dhe edukimit seksual, ka publikuar një deklaratë kundër filmit, duke pretenduar se ai kontribuon në “propagandën kundër abortit”.

Në film, Monroe (e portretizuar nga aktorja Ana de Armas), i nënshtrohet dy aborteve të detyruara. Një skenë që i paraprin abortit të dytë paraqet Monroe duke folur me fetusin e palindur, i cili e pyet: “Nuk do të më lëndosh këtë herë, apo jo?”

Planned Parenthood tha se e respekton “lirinë artistike. Megjithatë, imazhet e rreme shërbejnë vetëm për të përforcuar keqinformimin dhe për të përjetësuar stigmën rreth kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues. Çdo rezultat i shtatzënisë – veçanërisht aborti – duhet të portretizohet në mënyrë të ndjeshme, autentike dhe të saktë në media.”

Teksa, regjisori Andrew Dominik përpara transmetimit të filmit pati deklaruar se do të kishte diçka “për të ofenduar të gjithë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.