Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Proces i rregullt zgjedhor e interesim i madh në Pejë”, gazetarja e Kanal10 ndan detaje

Gazeta10
09 February 2025 - 11:36

Sikurse në komunat tjera, edhe në Pejë deri më tani procesi zgjedhor po vazhdon të jetë i rregullt.

Gazetarja e Kanal10, Fatjona Rudi teksa gjendet në shkollën  ekonomike “Ali Hadri” bëri të ditur se ka një interesim të madh nga të gjitha grupmoshat për të votuar.

“Kjo shkollë ka të regjistruar mbi 10 mijë votues dhe është qendra e dytë më e madhe e votimit. Sa i përket monitorimit të kësaj qendre gjithçka po shkon ashtu si duhet dhe po shohim shumë qytetarë që po vijnë për votim. Me të vërtetë ka një interesim shumë të madh nga kjo qendër“, tha Rudi. /Gazeta10

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.