
Analisti Visar Xani i ftuar sot në programin kushtuar procesit zgjedhor në televizionin e gazetarëve, Kanal10 “Maratona e Zgjedhjeve” bëri të ditur se pritjet nëpër qendrat e votimit po vazhdojnë të jenë deri në gjysmë ore pritje.
Kjo nga pjesëmarrja e shumtë e qytetarëve nëpër komuna të ndryshme për të votuar.
Xani teksa fliste bëri të ditur se edhe vet priti 40 minuta për ta përfunduar procesin zgjedhor.
“Kanë filluar të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Ka pasur mjaftueshëm kohë për të analizuar dhe tash për të dal e dhënë qëndrimin e tyre. Mbetet me e pa në fund të ditës se sa do të kemi dalje por duket se është një disponim i mirë. Unë vet për të votuar prita 40 minuta në shkollën në Dardani, ka radhë të gjata. Në të gjitha pikat kishte radhë të pritjes me minimum pritje gjysmë ore ose 40 minuta“, tha ai. /Gazeta10