
Deputeti i PDK-së, Sami Lushtaku, në emisionin Info10, ka folur për videon propaganduese të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje duke sulmuar ish liderër, raporton Gazeta10.
Lushtaku thotë se VV po kthehet mbrapa duke vepruar si opozitë edhe pse tashmë është në pozitë.
“Të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve politike kanë mbetur të shtangur se si në vend se të publikohet ndonjë videomesazh që tregon se X projektin e kemi përfundu, këtë shkollë e kena ndërtu merret me fyerje dhe me ankesa e kthehet në hapa mbrapa duke e menduar veten si një opozitë. Ai është në pozitë dhe si e till ish dashur të sillet duke prezantuar projekte.”, tha Lushtaku./Gazeta10.