
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë një koment për procesin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se SPAK. Ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaccme është e pavarur, kritika që pati ishte se duhet të mësojë të respektojë prezumimin e pafajësisë, ndaj kujtdo që merret nën hetim.
“PS e ka krijuar SPAK, që ka vullnetin e popullit shqiptar. Ne duam që SPAK të jetë aty, që të fuqizojë veten dhe jemi këtu për të ushtruar këtë vullnet. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK. Ama, pavarësia nuk mjafton. Duhet edhe profesionalizmi e integriteti. SPAK duhet të luftojë me veten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që nuk sheh majtas ose djathtas.Ama, duke ruajtur të gjitha principet e kulturës europiane. Është një pikë problematike tek aktiviteti i SPAK, që ka të bëjë me respektin për tjetrin, me respektin për prezumimin e pafajësisë, me respektin për këdo që bëhet pjesë e një procesi, qoftë edhe që pyetet si person që mund të dijë diçka, se cilido qoftë është i barabartë me këdo. Kushdo që merr në pyetje këdo aty te Stacioni i Trenit, duhet të ketë parasysh se duhet ta respektojë”, tha Rama.