Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Vizita e Grenellit në Kosovë, Vulaj paralajmëron se mund të fillojë komunikimi me Kurtin

Gazeta10
03 March 2025 - 22:16

Martin Vulaj, drejtori i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka njoftuar se pritet një vizitë e të dërguarit të SHBA-ve për misione të veçanta, Richard Grenell në Kosovë.

Vulaj ka sugjeruar mundësinë e një takimi mes emisarit të SHBA-së dhe kryeministrit aktual, Albin Kurtit, duke theksuar se ka pritshmëri se komunikimi mes tyre mund të rifillojë.

“Natyrisht, ka kontakte, por mund të them se ato janë në nivelin që po kërkoni ju, domethënë, që të kenë një ndikim drejtpërdrejt. Unë shpresoj se do të jetë një fillim i ri; çdo spekulim për këtë do të ishte i parakohshëm,” ka thënë Vulaj.

Ai gjithashtu ka thënë se shpreson se Kurti dhe Grenell do të gjejnë një rrugë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy qeverive.

“Sigurisht. Të dy janë profesionistë. Zoti Kurti është kryeministër i vendit, ndërsa nuk e di në çfarë kapaciteti po vjen ambasadori Grenell, por shpresoj se do të gjejnë një rrugë për të hapur një fillim të ri dhe për të pasur biseda konstruktive,” ka përfunduar Vulaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.