
Analisti politik, Halil Matoshi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti përgjatë katër viteve pushtet nënshtroi pas vete shumë gra e burra.
Ai përgjatë debatit në Politiko me komentatorin Gashi tha se tek Kurti ekzistuan dy mundësi: ose poshtërim ose nënshtrim.
“Ka me bë me fol vetmeveti Albini Fatmirin. Albini secilin burrë dhe gru në Kosovë ose e ka nënshtru, ose e ka bë me fol vetmeveti. Analiza statistikore edhe cilësore, edhe sasiore mua më çon në atë se gru e burrë kundështar politik, Albin Kurti s’ka lënë pa e poshtëru ose pa e nënshtru“, tha Matoshi. /Gazeta10