
Artan Behrami, kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 9-të shkurtit, ndose siguroi votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e kuvendit të Kosovës, tha se deri të bëhet cermonia e betimit nuk e konsideron vetën deputet.
Behrami në linjë direkte për “Politiko”, tha se kjo parti për dallim nga VV-ja respekton ligjet e vendit.
“Ne edhe më tutje nuk jemi deputetë sepse PDK-ja ndryshe prej VV-së e respekton Kushtetutën, ligjet dhe normat juridike. Nuk jemi hilegji dhe nuk jemi deputetë derisa të bëhet cermonia e betimit“, deklaroi ai, raporton Gazeta10.
Ndryshe pas dështimit të seancës konstituive edhe deputetët e partive politike nuk arritën të betohen zyrtarisht.