
Në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin, bashkëshortja e Abedin Rexhës “Sandokani”, Sanije Rexha, ka ndarë rrëfimin e saj me publikun për jetën e saj dhe kujtimet me të sot në përvjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta10.
Sanije Rexha, ka vazhduar me rrëfimin e saj duke treguar për vendimin e saj që t’i bashkohet edhe burrit të saj në luftën e UÇK-së.
“Pastaj u vendos, mbajtëm takim bashkë dhe i binda edhe shokët që unë do të jem pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kështu që kemi ardh deri në Durrës, së bashku me Ilaz Kodrën, me bashkëshorten e tij”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka folur rreth sakrificës së gjithë familjes së Abedin Rexhës dhe ndihmës që ata ia kishin bërë asaj.
“Zakonisht i kemi pasur pas veti, nuk i kemi lanë për asnjë moment dikun, cdo herë siguria e fëmijëve të mijë asht kanë afër luftës, afër bashkëluftëtarëve, babës vet, domenthënë që familja e Abedinit na ka ndihmu shumë, kunatat rreth fëmijëve, motrat e Abedinit kanë qenë tonë natën pastrojshin armatim, e gjithë familja ka qenë e mobilizuar”, ka vazhduar ajo rrëfimin.
Sanije Rexha ka thënë se ishte e pregatitur emocionalisht për gjithçka por jo edhe për vrasjen e burrit të saj, që mes rreshtash dhe emocioneve e la të nënkuptohej.
“Për gjithçka kam qenë e pregaditne emocionalisht, për çdo gjë, por për një pjesë nuk kam qenë dhe ajo, ajo ke goditja” / Gazeta10