Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjakovë, një i lënduar

Gazeta10
21 April 2025 - 22:25

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Morinë të Gjakovës.

Rastin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai tha se i lënduar ka mbetur motoçiklisti dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Në fshatin Morinë në Gjakovë rreth orës 13:40 një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.