Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vetaksident me fatalitet në Suharekë

Gazeta10
25 April 2025 - 8:24

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën Shirokë të Suharekës.

Për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një person, i cili fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë. Për shkak të natyrës së lëndimeve, i njëjti është transferuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Fatkeqësisht, rreth orës 23:00 është konfirmuar se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.