Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci thirrje komunave të mos pranojnë kuadër tjetër në pozitat për psikologë

Gazeta10
10 October 2022 - 18:32

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka mirëpritur shpalljen e hapur nga Komuna e Prishtinës për 25 psikologë, teksa u ka bërë thirrje të gjitha komunave që në këtë pozitë mos të pranojnë kuadra të tjera përpos psikologëve.

Nagavci këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, transmeton Gazeta10.

“Si Ministri e Arsimit bëjmë thirrje tek komunat që në kuadër të përgjegjësive të tyre, këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, të shpallin konkurset dhe të mos pranojnë kuadër tjetër për pozitat të cilat i kanë të lejuara për psikologë.

Mirëpresim shpalljen e konkursit për 25 psikologë në Komunën e Prishtinës dhe i ftojmë që sa më shpejt të hapin konkursin edhe për së paku 25 psikologë tjerë.

Komuna e Prishtinës i ka në dispozicion 66 pozita për psikologë e pedagogë, por aktualisht janë vetëm 4 pedagogë dhe rreth 12 psikologë të punësuar në shkollat e Prishtinës.”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.