Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zv.drejtori i Kanal10, Fidan Rama, flet për fillimin e punës së Radio10 dhe planet rreth tij (VIDEO)

Gazeta10
11 October 2022 - 8:19

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, zv.drejtori i Kanal10, Fidan Rama, ka folur rreth hapjes së Radio10 dhe rreth përmbajtjes që do ta ketë, raporton Gazeta10.

Rama, ka thënë se frekuenca 99.4, ku mund të dëgjohet Radio10 e përfshinë rrafshin e Dukagjinit mirëpo për shkak të teknologjisë më të fundit që gjendet në këtë radio, aktualisht dëgjohet edhe në një pjesë të Prishtinës.

“Kjo frekuencë për momentin përfshinë pjesën e rrafshit të Dukagjinit, pra komunat që janë pjesë e këtij rajoni, në bazë të lincecimit që ne kemi marrë nga autoriteti përkatës, dëgjohemi në këtë pjesë të Kosovës, por me kapacitetin teknologjik që kemi në radio, pra të kohës së fundit, investimi i funidt i teknologjisë që është në radio, ne fatmirësisht jemi në një pjesë duke u dëgjuar aktualisht edhe në Prishtinë”, ka thënë Rama.

Më tej, ai ka treguar edhe për përmbajtjen që do ta ketë kjo radio dhe ka thënë se përpos tyre janë në plan edhe disa projekte specifike që do të mundësojnë një dimension tjetër të kësaj radioje.

“Po flasim për emisionin e mëngjesit me kolegun Arben Ahmeti, është debate më i njohur politik në vend, debati “Politiko me Kushtrim Sadikun” dhe “Prime Time me Xhemaj Rexhën”, janë tri produkte që fillimisht për një kohë do të transmetohen në radio10, por ne kemi plane konkrete që të sjellim një skemë freskuese në radio dhe të sjellim një dimension tjetër po ashtu të radios në Kosovë përmes emisioneve që do të jenë të transmetuara këtu”, ka thënë ai.

Radio10 është lansuar me 10 gusht së bashku me Gazeta10 kur Kanal10 është bartur në objekt të ri dhe modern në dy vjetorin e themelimit të tij. Radio10 punën në frekuencën 99.4 e ka filluar këtë të hënë. / Gazeta10

https://youtu.be/mLDz2M-DlzY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.