Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushaku-Sadiku: VV e paaftë të sigurojë shumicën, LDK s’e voton asnjë kandidat të saj

Gazeta10
23 May 2025 - 11:16

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadiku, ka kritikuar partinë fituese për paaftësinë në sigurimin e shumicës parlamentare dhe mosarritjen e konstituimit të Kuvendit, edhe pas 20 tentativave.

Ajo theksoi se kjo situatë ka pasoja të rënda për qytetarët, sidomos në kushtet e përkeqësimit ekonomik dhe rritjes së çmimit të energjisë.

“Partisë fituese I ka takuar ta prezantojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tani për të 20 herë po provojmë ta bëjmë kontituimin e Kuvendit, kjo ka shpërfaq paaftësi të partisë fituese për ta siguruar shumicën në vend. Kjo është për fatkeqësi sepse po përballemi me procese shumë të vështira për qytetarët. Mos të harrojmë që energjia elektrike është shtrenjtuar dhe ka ndikuar shumë tek qytetarët dhe e bënë të papërballueshme jetesën në Kosovë. Ne si parti e kemi dhënë propozimet tona që të jetë një qeveri kalimtare deri në zgjedhjet e ardhshme për të ardhur në një zgjedhje. Nuk e di kushdo që prezantohet nga VV-ja nuk prezantohet ne nuk do ta votojmë dhe kjo është një qëndrim që e kemi bërë tash e sdi sa herë”, ka thënë Lushaku-Sadiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.