Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bali Muharremaj edhe për një mandat për kryetar të Suharekës

Gazeta10
02 June 2025 - 17:41

Me propozimin dhe mbështetjen unanime të Këshillit Drejtues dhe organeve tjera drejtuese të Degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj ka marrë besimin edhe për një mandat si Kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale për mandatin 2025–2029.

“Kjo mbështetje më jep energji, frymëzim dhe mundësi që bashkë me qytetarët ta vazhdojmë ndërtimin dhe zhvillimin e komunës sonë,” u shpreh Muharremaj, duke theksuar përkushtimin e palëkundur për të punuar me integritet dhe vizion.

Ai shtoi se besimi i strukturave të partisë është një përgjegjësi që e pranon me seriozitet dhe vendosmëri, duke theksuar se qytetarët do të jenë gjithmonë në qendër të qeverisjes së tij.

“Qytetarët vendosin për të ardhmen e qeverisjes sonë dhe ne, pa asnjë dyshim, do të jemi aty për t’u shërbyer me nder e përkushtim,” përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.