
Në rastin e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është marrë vendimi i pranimit të provave materiale të raporteve ndërkombëtare.
Avokati, Xhevdet Smakiqi teksa fliste për zhvillimet e fundit atje tha se në bazë të asaj se çka ka qenë publike deri më tani, shumë prej nuk mund të pranohen si prova relevante.
“Sa i përket pranimit të provave kjo është një fazë e fundit dhe në procedurën penale para se ti mbyllet shqyrtimi gjyqësor, trupi gjykues i pyet palët se a keni palë të reja, e ndërkohë këtë që Zyra e Prokurores Special e ka shfrytëzuar, sa e shoh unë aty 99% të atyre që i kemi parë, ato nuk janë as prova relevante“.
Ai për emisionin “Gazeta” të Kanal10 shtoi se Dhomat e Specializuara të Hagës tashmë e kanë humbur kredibilitetin, duke thënë se po bëhen shkelje flagrante në të drejtat e njeriut.
“Prej kur ka filluar gjykimi e deri më tani po bëhen tri vite që jemi në shqyrtim për krerët e UÇK-së. Ky trup gjykues dhe dhomat e specializuara përball publikut të Kosovës por edhe profesionistëve që jemi ne, si avokat e kanë humbur kredibilitetin. Është edhe parim i së drejtës penale por edhe në Konventa ndërkombëtare që një gjykim të bëhet në afat të arsyeshëm, ndërkohë që kemi një shkelje tjetër flagrante sa i përket paraburgimit ku edhe me neni 129-të të Kushtetutës të Kosovës edhe me nenin e Kodit të procedurës penale, por edhe me nenin 40/39 të ligjit për Dhomat e Specializuara paraburgimi nuk mund ti vazhdohet në mënyrë të përsëritur, e sidomos kur i dyshuari janë dorëzuar vullnetarisht. kemi shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, abuzim me masën e paraburgimit.Sa i përket pranimit të provave kjo është një fazë e fundit dhe në procedurën penale para se ti mbyllet shqyrtimi gjyqësor, trupi gjykues i pyet palët se a keni palë të reja, e ndërkohë këtë që Zyra e Prokurores Speciale e ka shfrytëzuar, sa e shoh unë aty 99% të atyre që i kemi parë, ato nuk janë as prova relevante” .