Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhvillimet në Hagë, Syla: Kryeministri jonë as që lodhet për atë punë

Gazeta10
03 June 2025 - 19:15

Gazmend Syla, anëtar i Organizatës së Veteranëve të dalur nga Lufta ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për qasjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Syla në linjë direkte për emisionin “Gazeta” tha se partia aktuale në pushtet edhe i gëzohet faktit nëse Gjykata Speciale i dënon ata.

Mes tjerash, ai përmendi edhe klasifikimet e bëra sipas tij përgjatë vizitave atje.

Partia që po udhëheq me institucione i gëzohet faktit nëse do të dënohen bashkëluftëtarët, jemi të bindur. Asnjëherë nuk ofroi garanci, asnjëherë nuk u kujdes për ta. Edhe kur shkuan në vizita, i vizituan disa po e disa jo. Ato ndarjet që ishin teper të papranuara, kryeministri jonë as që lodhet për atë punë. Qasja e kryeminsitrit karshi OVL-së s’mbahet mend një qeveri që ka qenë më antikombëtare. Ky njeri hapur na ka kundërshtuar“, deklaroi ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.