
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Junake të Zubin Potokut.
Në këtë fshat, Policia ka ndaluar tre furgona, ku janë gjetur mallra ushqimore, produkte mishi e bulmeti që transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare.
“Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike”, thuhet në njoftim.