Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

Gazeta10
06 June 2025 - 13:20

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka lavdëruar kancelarin gjerman, Friedrich Merz, për fjalimin për luftën e Ukrainës para presidentit amerikan Donald Trump.

Merz i kishte thënë Trumpit se arsyeja se pse Gjermania dhe Bashkimi Europian po qëndron pranë Ukrainës është se Ukraina po targeton vetëm objektiva ushtarake dhe jo ato civile, private apo infrastrukturën e energjisë.

“Kjo është arsyeja pse ne duam të bëjmë më shumë ndaj Rusisë për të ndalë këtë luftë”, i tha Merz Trumpit.

Bildt tha se asnjë lider europian nuk ia ka prezantuar më mirë faktet Trumpit për këtë luftë sesa Merz.

“Kancelari Merz bëri mirë kur ia paraqiti faktet për luftën dhe [faktet] kundër saj në Zyrën Ovale dje. Asnjë lider tjetër europian nuk ka guxuar ta bëjë këtë në mënyrë eksplicite sa ai”, tha Bildt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.