Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi takohet me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, u bisedua për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Gazeta10
11 October 2022 - 18:28

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në takim u bisedua për projektet zhvillimore Kosovë-Itali, dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjithashtu, u shpreh mirënjohja për kontributin e forcave italiane në KFOR në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend, si kontingjenti me numrin më të lartë të trupave në mision. Teksa, u përshëndet dhe emërimi i Gjeneral Majorit Ristuccia si komandant i KFOR-it.

Duke theksuar potencialin e Kosovës dhe kapacitetin zhvillimor të sektorëve tërheqës dhe strategjikë për investime, u riafirmua vullneti për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.