Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon Orav, flasin për krijimin e institucioneve – përmendet edhe vizita e Kallas në Kosovë

Gazeta10
09 June 2025 - 17:49

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Osmani ka folur me të për konstituimin e Kuvendit dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, ata kanë folur edhe për vizitën e para rreth tri javësh të Kryediplomates së BE’së, Kaja Kallas, në Kosovë.

“Presidentja Osmani e vlerësoi këtë vizitë, njëlloj si edhe vizitat e zyrtarëve të tjerë të lartë të BE-së, si një sinjal të përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të Kosovës për integrim në strukturat evropiane. Në këtë kontekst, ndër të tjera, u diskutua edhe për rëndësinë e reformave, bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet evropiane”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.