
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kanë qenë në koordinim të plotë i gjithë delegacioni për në Këshillin e Evropës.
Gashi në Politiko, gjithashtu ka treguar edhe tri komponentët kryesorë që i kanë planifikuar t’i adresojnë në KiE, raporton Gazeta10.
“Kemi qenë në koordinim të plotë, debatet më të ashpëra janë zhvilluar në grupet politike…Ideja fillestare ka qenë që të kemi tri komponentë kryesor të diskutimit. Komponenta e parë kemi mendu që të jetë komponenta e diskutimit politik, komponenta e dytë ka qenë perspektiva e komuniteteve pakicë me shumicën, unë kam pasë diskutime që ka pasë të bëjë me shtetin ligjor, demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe për pjesën politike, teksa z. Tahiri ka pasë të paraparë një pjesë me qeverisjën”, ka deklaruar ai ndër të tjera./Gazeta10