Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blinken flet edhe me Vuçiqin për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të marrëveshjes

Gazeta10
11 October 2022 - 21:59

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas Albin Kurtit ka biseduar në telefon edhe me Aleksandar Vuçiqin.

Ata kanë diskutuar për nevojën e arritjes së shpejtë të një marrëveshje me Kosovën.

“Sekretari i Shtetit Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën. Presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se Sekretari Amerikan i Shtetit dhe presidenti serb kanë folur edhe për raportet e Serbisë me Rusinë.

Me Blinken, gjatë ditës ka biseduar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.