Ish konsulli, Blerim Canaj, ka thënë se paraqitja e Saranda Bogujevcit sot në Këshillin e Evropës ka qenë e mirë.
Canaj në Politiko, ka deklaruar se përmes saj është paraqitur historia krijimit të shtetit të Kosovës, raporton Gazeta10.
“Së pari, mendoj që paraqitja e z.Bogujevci ishte e mirë, pasi përmes saj është paraqit historia e Kosovës, dhe krijimi i shtetit të Kosovës. Gjithashtu mendoj se ishte mesazh i mirë për vendet skeptike që nuk e kanë njohur Kosovën, pikërisht historia e saj e tregon historinë e Kosovës”, ka thënë ai./Gazeta10