
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës.
Hoxhaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Rama nuk po rresht së treguari Evropës zërin e popullit të Kosovës, transmeton Gazeta10.
“Faleminderit kryeministër që po mbron vlerat e luftës sonë, që po mbron shokët tanë që janë padrejtësisht në Hagë dhe faleminderit për dashurinë e madhe ndaj Kosovës!”, ka shkruar ai.
Më tej, Hoxhaj është shprehur se populli i Kosovës i është mirënjohës kryeministrit shqiptar./Gazeta10