Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli falënderon Ramën për fjalimin në Këshillin e Evropës

Gazeta10
12 October 2022 - 20:01

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e mbajtur sot Këshillin e Evropës.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Rama edhe një herë u bë zëri i Kosovës, transmeton Gazeta10.

“Sot Edi Rama ishte përsëri zëri i Kosovës! Pas fjalimit të tij në Këshill të sigurimit të OKB-së, sot në Këshill të Evropës. Jam i impresionuar dhe krenar për fjalimin që mbajti dhe ku i kërkoi botës të tregonte se ku ndodhen këto të ashtuquajtura organe? Ku edhe një herë theksoi se UÇK-ja ishte në anën e popullit dhe një lëvizje për liri, dhe jo terroriste. Janë veprime si këto që kanë shumë domethënie për Kosovën dhe për të cilat ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Faleminderit edhe një herë Kryeministër Rama”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.