Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se dhunoi një djal në Ferizaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të miturit

Gazeta10
12 July 2025 - 21:32

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të mituri, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 10 korrik 2025, rreth orës 13:00, në fshatin Gllavicë të komunës së Shtimes, në një pyll, i mituri me përdorimin e forcës ka keqpërdorur seksualisht një të mitur tjetër të gjinisë mashkullore. Rasti është cilësuar si “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 4, nënparagrafin 4.2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit që nga 11 korriku 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa organet e drejtësisë kanë kërkuar masën e paraburgimit për të vijuar procedurat e mëtejshme hetimore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.