
Ministria e Ekonomisë, ka bërë të ditur se e kanë mbyllur përkohësisht aplikimin për për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë.
Kjo pasi numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje, transmeton Gazeta10.
“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta10