
Sali Berisha e ka quajtur skandaloz fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës.
Berisha ka reaguar edhe njëherë përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta10.
Ai ka quajtur idioteske dhe trashanike përgjigjet ndaj pyetjeve që i janë bërë Ramës nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme.
“Skandaloze vizita dhe fjalimi i Ramës në Asamblenë Parlamentare të KiE.
Përgjigjet e pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE, idioteske dhe trashanike.
Presidenca e Këshillit të Europës refuzon të marrë pjesë në darkën e tij. Grupi parlamentar EPP/DC, që është dhe grupi më i madh i Asamblesë vendos bojkoton e darkës së shtruar nga Rama. Turpërim i vërtetë!”, ka shkruar ai, teksa e ka bashkangjitur edhe mesazhin që më herët Kanal10 e raportoi.