
Për pak minuta pritet të fillojë një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.
Nuk dihet tema e diskutimit.
Ky takim pritet të fillojë nga ora 9:30.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 13.10.2022 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 9:30”, thuhet në njoftimin për media. / Gazeta10