
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, u ka thënë gazetarëve se nuk do të ketë deklarim për media pas takimit Kurti-Lajçak, raporton Gazeta10.
Para pak minutash përfaqësuesi special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka arritur në Prishtinë ku është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Së fundmi është diskutuar një propozim franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi por nuk dihet nëse kjo do të jetë tema e takimit. / Gazeta10