
I dërguar special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimet në Prishtinë, ku ka thënë se ka diskutuar një sërë temash, raporton Gazeta10.
Lajçak është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me zv.kryeministrin Besnik Bislimi.
“Në takim u diskutua për një sërë temash, çështja energjisë, elektroserveri dhe dialogu, detaje tjera nuk jap”, ka thënë Lajçak para mediave.
Vizita e Lajçak sot ka qenë e paparalajmëruar dhe ka filluar rreth orës 9:30. / Gazeta10