
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhacka, ka thënë se bazuar në Raportin e Progresit për Shqipërinë, ka progres në rrugën europiane, raporton Gazeta10.
Xhacka ka thënë se Raportin e Progresit së bashku me Paketën e Zgjerimit për 2022 ia dorëzuar sot në Tiranë, ambasadorja e delegacionit europian, Christiane Hohmann.
Tutje, Xhacka ka thënë se e ka siguruar ambasadoren se do të punojnë ngushtë me të për të adresuar shqetësimet.
Më tej, Xhacka ka thënë se Shqipëria është e interesuar të jap rezultate konkrete në fazën e re të integrimit të vendit në BE.
Këtu keni statusin e saj të plotë:
“Ambasadorja e Delegacionit Evropian në Shqipëri,Christiane Hohmann më dorëzoi sot Paketën e Zgjerimit për 2022 dhe Raportin e Progresit për Shqipërinë
.
Krenarë që Raporti i vitit 2022 njeh faktin se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, Shqipëria
ka përparuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian.
E sigurova Ambasadoren Hohmann rreth angazhimit të Shqipërisë
për të punuar ngushtësisht së bashku për të adresuar të gjitha shqetësimet.
E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është e përkushtuar për të dhënë rezultate konkrete në këtë fazë të re të procesit të integrimit pas Konferencës së parë Ndërqeveritare.
”, ka shkruar Xhacka në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10