
Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se është arrestuar një person me inicialet A.D. pas një aksioni antidrogë në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
“Në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Dëshmitë e hasura në vend-ngjarje janë fotografuar nga njësia e forenzikës dhe janë tërhequr nga aty.”, thuhet ndër të tjera.
Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe me akt-vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”/Gazeta10.
