
Leon Avdullahu, mesfushori i talentuar i Hoffenheimit është rikthyer në qendër të vëmendjes lidhur me çështjen se cilën kombëtare do ta përfaqësojë.
Mediumi zviceran “Sport.ch” raporton se presidenti i Federataës Zvicerane të Futbollit, Peter Knabel së bashku me selektorin Murat Yakin janë takuar me mesfushorin në Hoffenheim gjatë ditëve të fundit për ta bindur atë që ta përfaqësojë Zvicrën.
Në anën tjetër, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ishte takuar në qershor me Avdullahun në Basel, e po ashtu një zyrtar i Kosovës e ka ndjekur atë nga afër edhe në seancat e para stërvitore pas transferimit të tij në Hoffenheim.
“Blick” raporton se 21-vjeçari është në listën e gjerë të Zvicrës për ndeshjet e shtatorit që “Helvetikët” do të luajnë pikërisht kundër Kosovës.
Burime pranë lojtarit thonë se ai ende nuk e ka marrë vendimini përfundimtar se cilën kombëtare do ta përfaqësojë.