
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica po vazhdon shkëlqimin në Rumani me skuadrën e Clujit.
Anësori nga Rahoveci ishte protagonist kryesor në ndeshjen e fundit të Clujit kundër Botosani, në sfidën që përfundoi me shifrat 3-3.
Korenica në atë ballafaqim shënoi një gold he dhuroi një asist, ku ishte lojtari më i vlerësuar te skuadra e tij.
28-vjeçari është përfshirë në formacionin e javës në Rumani, me vlerësimin 9.4 nga SofaScore.
Korenica po kalon sezonin e dytë të Cluji, ku është njëri nga lojtarët kyç të kësaj skuadre.