
Ibrahima Konate është përfolur shumë për një kalim te Real Madridi vitin e ardhshëm, por një marrëveshje mund të arrihet edhe tani.
“Los Blancos” raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë qysh tani 35 milionë euro për ta sjellë mbrojtësin në “Santiago Bernabeu”.
Lojtari është duke u monitoruar që një kohë të gjatë nga drejtuesit madrilien, që e shohin si pjesë të rëndësishme të repartit defanziv.
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Liverpooli nuk do ta lejojë largimin e Konatës këtë verë për më pak se 50 milionë euro.
Megjithatë, Real Madridi i ka premtuar Konates një bonus të lartë për nënshkrimin e kontratës vitin e ardhshëm, ku ai do të jetë lojtar i lirë.
Madrilienët këtë vit arritën nënshkrimin me parametra zero të Alexander-Arnold nga Liverpooli dhe një skenar i njëjtë mes këtyre dy skuadrave mund të ndodhë edhe në qershor të vitit të ardhshëm.
26-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2021, ku u transferuar nga Leipzigu për shumën e 40 milionë eurove.
Që nga ajo kohë ai ka qenë pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së kampionëve të Anglisë, dhe largimi i tij do të ishte një goditje e rëndë për repartin e tyre defanziv.