Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Sonte në mesnatë del nga funksioni ky bllok i KEK-ut

Gazeta10
15 October 2022 - 13:42

Situata energjetike në vend vetëm po shkon duke u përkeqësuar. Pas bllokut A-5, Korporatës Energjetike të Kosovës duket se i kanë dalë probleme edhe me bllokun A-4.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se ky bllok është i detyruar të çkyqet nga puna në mesnatë, shkaku i rrjedhjes së kaldajës, shkruan Gazeta10.

Sipas tij, humbjet e energjisë me çkqyqjen e këtij blloku janë 140MËW/h.

“Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A. Blloku A4, pas remontit një mujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të çkyqet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajes. Humbjet e energjisë janë 140 MË/h!”, ka shkruar Shala.

Ndryshe, tash e tre muaj s’është arritur që të gjendet ndonjë kompani e përgjegjshme për të rehabilituar njësinë A-5, që është lëshuar në funksion gati qe 50 vjet, me fuqi prej 210 MW./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.