
Në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin, Leotrim Caraku, ka filluar rrëfimin e tij fillimisht duke folur për jetën që ka sot, raporton Gazeta10.
I mbijetuari i kësaj masakre, Caraku, ka thënë se ai tash është i martuar dhe ka folur pak edhe për fëmijët e tij.
“Po tash unë jam i martuar, i kam dy fëmijë Joni dhe Diari, Joni i ka dhjetë vjet dhe shkon në klasën e pestë e Diari i ka shtatë vjet në klasën e dytë është”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se është edhe në punë dhe se puna aty po i shkon mirë.
“Punoj në aeroport qe gjashtë vjet, në përgjithësi mirë është”, ka thënë ai. / Gazeta10