
Në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin, Leotrim Caraku, ka vazhduar rrëfimin e tij duke treguar se si filloi masakra në Poklek.
Ai ka thënë se ai së bashku me Sinani- nje i vrarë në atë masakër- kanë qenë në një dhomë para se të bëhej gati masakra.
“Jena shku na në shtëpi të Sinanit, jena hi aty, në atë dhomën edhe ku ka ndodh masakra, edhe kena nejte inhere aty, tash edhe Poklekun e rrethakun e gjujshin, tani janë ardhë dy vet, dy shkije janë ardha aty edhe kanë folë me Sinanin edhe me Elshanin”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ka dëgjuar të shtëna me armë pasi forcat serbe kishin nxjerr nga dhoma personat aty.
“I kanë qu me një pjesë anej, na krejt në kambë se se dishëm cka po bohet edhe kanë gjujtë aty. Tani ja nisëm me piskat se tham i vrajtën”, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka thënë se afër tij ka pasur një hedhje me bombë dhe se në ato momente atij i ka humbur vetëdija.
“Atë bumen kur e kanë qu, kur ka kërsitë mu m’ka hup në ato momente pak vetëdija, vec e kam pa që mu kanë gju shumë trupa përmbi, edhe mo m’kish pasë hup, tani mas një kohe, mu m’dul vetëdija pak, edhe e qelsha synin pak, e nijsha tu gju”, ka vazhduar ai më tej. / Gazeta10