Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Do ta bëjmë transformimin e Shtimes’, Shabani i LDK-së shpalos planprogramin

Gazeta10
17 September 2025 - 20:44

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Shtimes, Kastriot Shabani, në “Politiko lokale” me Kushtrim Sadikun ka prezantuar projektet kryesore të programit të tij qeverisës, duke theksuar se fokusi kryesor do të jetë zhvillimi urban dhe përmirësimi i infrastrukturës së qytetit.

Ai ka bërë të ditur se programi i LDK-së tashmë është shpërndarë tek qytetarët dhe është prezantuar edhe përmes rrjeteve sociale, me qëllim që banorët e Shtimes të njihen me planin e detajuar të zhvillimit të komunës.

“Ne si LDK tashmë e kemi programin qeverisës dhe tash e një muaj vetëm kemi filluar me e plasu edhe neper rrjete sociale por edhe me qytetarët. Çka do të bëjmë dhe si do ta transformojmë qytetin e Shtimes: një ndër projektet më të mëdha dhe investimet kapitale që mendojmë me i bë, është nënkalimi me tre korësi në Shtime, bulevardi i qytetit, stacioni i autobusëve, parku i pishave, zgjerimi i rrugës me katër korësi prej Belincës deri në hyrje të Shtimes”, ka thënë Shabani.

Shabani shtoi se përmes këtyre investimeve, Shtimja do të fitojë një pamje të re urbane dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe bizneset lokale. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.