
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar vetëm një rast i ri pozitiv me COVID-19, nga testimi i 64 mostrave. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë të vdekur, raporton Gazeta10.
Sot janë shëruar katër qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 21. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.378 doza të vaksinës./Gazeta10