Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“I kam qu durtë prej LDK-së së Lumirit” – Arbër Rexhaj ‘kunja’ Zemajt: Me këtë kryetar që e keni, veç teposhtë keni me shku!

Gazeta10
30 September 2025 - 22:33

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj komentoi qëndrimin e partisë së LDK-së, ndaj seancave në Kuvend.

Rexhaj tha se kjo Lidhje Demmokratike sot, nuk është siç ka qenë nël kohën e Isa Mustafës edhe pse nuk është pajtuar as atëherë me vendimet e tij e që nuk pajtohet as sot me vendimet e Lumir Abdixhikut.

“I kam qu durtë prej LDK-së së Lumirit”, tha Rexhaj. Pasi që ai është kryetari i partisë dhe në një formë, nuk lejon as deputetët e tij që të marrin pjesë në votim gjatë seancave në Kuvend, për të votuar nënkryetarin nga komuniteti joshumicë.

Rexhaj tha se në një formë edhe këta janë shkaktarë për moskonstituimin e Kuvendit që nuk janë prezent gjatë votimit të nënkryetarit.

“Të paktën PDK-ja ka abstenuar, ndërsa LDK-ja nuk ka qenë fare e pranishme në senaca kuvendare”, shtoi tutje Rexhaj.

Ndiqeni videon më pposhtë për më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.