Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pishina gjysmë-olimpike, banimi i përballueshëm, çerdhja e fëmijëve – Bulliqi shpalos projektet

Gazeta10
09 October 2025 - 20:30

Kryetari i komunës së Podujevës dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, në “Politiko” ka bërë të ditur se vetëm në qytetin e Podujevës janë realizuar 20 projekte me vlerë prej 35 milionë eurosh.

Ai ka përmendur disa prej investimeve kryesore, si pishina gjysmë olimpike me vlerë 4 milionë euro, urgjenca e qytetit me 1.7 milionë euro, stacioni i autobusëve me 1.4 milionë euro, tregu i gjelbër me 1.4 milionë euro, si dhe kuzhina qendrore me 700 mijë euro.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se janë realizuar punime në fasadimin dhe izolimin e të gjitha ndërtesave publike në vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Bulliqi tha se këto projekte janë dëshmi e punës konkrete në modernizimin e infrastrukturës së qytetit./Gazeta10 

Për më shumë ndiqeni videon: 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.