Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fidan Rama: Lajmi më i mirë që mund të marrim sot është që Serbia mbetet përfundimisht jashtë Botërorit

Gazeta10
11 October 2025 - 23:28

Analisti politik, Fidan Rama në Politiko komentoi ndjeshen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Shqipëria fitoi ndeshjen ndaj Serbisë 1 me 0, ku golin e dha Manaj në fund të pjesës së parë. Përveç kësaj fitoreje, Shqipëria me këtë ndeshje mori tri pikë, ku edhe rriten gjasat për kualifikim në Botëror.

Fidan Rama tha se kjo është fitore nuk është vetëm e Shqipërisë, por e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ai tha se të gjithë gëzohemi kësaj fitoreje jo vetëm se është Serbia, por edhe se secilit sukses të kombëtares i gëzohet Shqipëria, motivi tjetër është edhe Serbia.

“Ka ndodhur një gjë shumë e rëndësishme në këtë fitore, Serbia mbetet përfundimisht jashtë Botërorit, ky është lajmi më i mirë që mund të marrim sot dhe kush e ka lënë Serbinë jashtë Botërorit është pikërisht kjo humbje dhe pikërisht kjo fitore e Shqipërisë. I përgëzojmë të gjithë djemtë për angazhimin, besoj që është një nga ngjarjet më të mira sportive historike që do të mbahet mend gjatë. E shpresoj që Shqpiëria me një kalim të lehtë ndaj Andorës do të sigurojë këtë playoff. Pastaj me short të ketë kundërshtarë pak më të lehtë, që ndoshta për herë të parë në histori ta sigurojë këtë Botërorë”, shtoi tutje Rama./Gazeta10

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.