
Analisti politik Fidan Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Rama në Politiko tha se situata aktuale po tregon qartë mënyrën se si funksionon struktura e brendshme e Vetëvendosjes.
“Loja politike e Kurtit po vërtetohet çdo ditë e më shumë në idenë se në parti është një njeri, dhe kjo besoj se është konfirmuar sot,” deklaroi ai.
Sipas Ramës, nuk ekziston asnjë logjikë politike që dikush të propozojë një kabinet qeveritar e të presë vota “blanco” nga partitë e tjera kur bëhet fjalë për marrjen e pushtetit.
“Nuk ka sepse ekziston njëfarë rendi kushtetues e politik,” shtoi ai, duke theksuar se procesi i mandatimit duhet të respektojë parimet e ndarjes së pushteteve dhe të balancës demokratike.