
Golashënuesi i 9 golave në 11 ndeshjet e para të Ligue 1, sulmuesi kanadez Jonathan David vuri pas vetes vështirësitë e gjysmës së dytë të sezonit të kaluar me Lille, duke tërhequr interesin e klubeve më të mira evropiane.
Graham Potter, trajneri i ri i Chelsea-t, është një tifoz i madh i tij dhe siç raportojnë mediet gjermane, tashmë garës për 22-vjeçarin i është bashkuar edhe Bayern Munich.
Madje më tej bëhet me dije se bavarezët janë të gatshëm të paguajnë plot 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e David.