
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me gratë nga Krusha e Vogël.
Në takimin e përbashkët me Nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci, u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, që adresojnë nevojat dhe kërkesat e kategorive të dala nga lufta./Gazeta10