
Ukraina ka nevojë për një fluks të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm të ardhurash, për të ardhmen, deklaroi sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp, pas një samiti të liderëve të BE-së.
Von der Leyen tha se udhëheqësit diskutuan fondin prej 1.5 miliardë eurosh (1.46 miliardë dollarë) për Ukrainën në muaj, duke filluar që nga viti i ardhshëm, për të pasur burime të mjaftueshme për gjërat themelore.
“Udhëheqësit e BE-së përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën për aq kohë sa do të ishte e nevojshme, dhe dënuan veprimet e Rusisë, por edhe përfshirjen e Bjellorusisë dhe Iranit në luftë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.
Në deklaratë thuhet se blloku është i përgatitur të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.