
Komentatori politik Halil Matoshi ka hedhur akuza të ashpra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pretenduar se ajo ka zëvendësuar Kushtetutën e Republikës me programin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Matoshi në Politiko tha se Osmani ka shkuar deri aty sa të denoncojë publikisht Gjykatën Kushtetuese, institucionin që sipas tij përfaqëson mbrojtësin dhe gardianin e Kushtetutës së Kosovës.
“Kjo është e njëjta Kushtetutë që i ka mundësuar zonjës Osmani të zgjidhet Presidente e vendit,” ka deklaruar Matoshi, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe të rrezikshëm për rendin kushtetues.
Deklarata e plotë: